Vetëm dy pjesëtarë të ekipit të parë erdhën ta përshëndesin Samperin!

Sergi Samper sot zhvilloi konferencën e tij të fundit si lojtarë i Barcelonës, ku kujtojmë se ai do largohet për në Japoni pas një marrëveshje të kryer shpejtë me Vissel Koben (klubin ku gjendet Andres Iniesta).

Në këtë konferencë të sotme morrën pjesë shumë gazetarë, ndërsa nga pjesëtarët e ekipit të parë ishin vetëm Ernesto Valverde dhe Alena.

Arsyeja se pse të tjerët nuk ishin prezent është se Valverde iu ka dhënë dy ditë pushim, kështu që ata kanë shfrytëzuar rastin për të udhëtuar diku larg.

Përndryshe, fundi i konferencës ishte emocional, pasi jo vetëm që Samper u përcoll me duartrokitje, por edhe kishte ‘lot’ në sytë e vet lojtarit dhe familjes së tij. Padyshim që, largimi nga Barça është i vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *