Vetëm ‘3’ lojtarë në klub e dëshirojnë ardhjen e Griezmann!

Antoine Griezmann është ‘hequr’ nga lista e Barcelonës për merkaton e verës, pavarsisht asaj se francezi u vet-ofrua tek klubi blaugrana para disa muajve.

U tha se ka pasur negociata nëpër zyrat e Barçës për ardhjen eventuale të Griezmann, por ato negociata janë ndërprerë në momentin që u pyetën lojtarët, të cilët u shprehën kundër ardhjes së tij.

Megjithatë, ‘md’ raporton se janë ‘3’ lojtarë në skuadër që janë ‘pro’ ardhjes së Griezmann, dhe ata janë: Dembele, Umtiti dhe Todibo. Francezët e kërkojnë bashkëkombasin e tij, por si duket klubi blaugrana nuk do ua plotësojë dëshirën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *