Valverde po luan ‘mendsh’ – a po i plotësohet dëshira!?

Gjithçka filloi rastësisht nga një gazetë franceze, ndërsa tani po raportohet shumë seriozisht se Antoine Griezmann do të transferohet tek Barcelona në verë dhe se negociatat janë duke u zhvilluar mes klubit dhe lojtarit.

Siç raporton ‘md’, Ernesto Valverde ka ‘luajtur mendsh’ nga këto lajjme, pasi vet ai është adhurues i madh dhe francezit dhe dëshiron që me çdo kusht ta sjell atë në Camp Nou.

Poashtu thuhet se Valverde ka bërë çmos në gusht të vitit 2017 që ta sjellë Griezmannin dhe është dëshpëruar shumë kur u konfirmua se francezi ka vendosur të qëndrojë në Atletico. Tani, nga zërat që qarkullojnë nëpër rrjete sociale mund të themi se Valverde’s po i plotësohet dëshira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *