Valverde: ‘Ndeshja me Manchester do jetë atraktive dhe interesante!’

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Real Betis (20:45), këto ishin fjalët e Ernesto Valverdes në konferencën e sotme:

‘Ne jemi të vetdijshëm për kualitetin e Betis, pasi kemi vuajtur kundër tyre në ndeshjen e parë. Në fakt, është ndeshja e vetme që e kemi humbur në shtëpi këtë sezon.’

‘Dembele? Klubi ka dhënë komunikatë për të. Ndërsa arsyeja pse ai luajti kundër Lyon ishte rezultati 2-1. Ne donim të ndërmerrnim rreziikun dhe ia arritëm të kalojmë në fazën tjetër.’

‘Favorit për CHL? Unë nuk mund të them se ne jemi favoritët, por edhe ne duam ta fitojmë sikurse klubet e tjera.’

‘Rotacione në muajin prill? Pas ndeshjes së nesërme, ne ende kemi ndeshje tjera me Espanyol dhe Villareal…’

‘Manchester United? Do jetë e vështirë. Ata nuk janë këtu në çerek-finale rastësisht, por janë se e kanë merituar. Manchesteri është klub me histori dhe besoj se do jetë ndeshje atraktive për tu shikuar.’

‘Luajtja në shtëpi përpara apo si mysafirë? Kjo nuk është diçka me rëndësi dhe nuk e ka vlerën siç e kishte më herët.’

‘Biseda me Coutinhon? Ne flasim çdo ditë për atë se ku duhet ai të përmirësohet. Por, normalisht që ato biseda janë private.’

‘Lenglet nuk u ftua në kombëtare? Ai po luan mirë, Umtiti gjithashtu. Por, vendimi se kush ftohet apo jo është i trajnerit të Francës, siç e kam unë këtu tek Barcelona.’

‘Ndryshim i planeve nëse nuk fiton Atletico? Unë nuk do bëj një gjë të tillë. Çfarëdo që të ndodh në San Mames, ne do vazhdojmë ecurinë tonë.’

‘Tripleta? Shumë mirë që njerëzit janë të emocionuar rreth kësaj. Kjo domethënë se ne jemi duke luajtur mirë në të tre kompeticionet.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *