Valverde: ‘Messi është mirë dhe perfekt i gatshëm për nesër!’

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Manchester United, kjo ishte pres-konferenca e Ernesto Valverdes:

‘Duhet të jemi të kujdesshëm nesër, pasi ata mund t’i ndryshojnë gjërat në fund. Ne duhet që vetëm ta luajmë lojën tonë!’

‘Dembele? Ai është i gatshëm për të startuar nesër, por unë nuk e di sa minuta do luajë, pasi nuk ka luajtur tashmë disa javë.’

‘Solskjaer fajësoi orarin? Ai ka të drejtë. Disa ekipe përgatiten për 6 ditë, ndërsa disa të tjerë për 8 ditë. Ideja është që ata që luajnë të mërkurën, të luajnë përsëri të mërkurën.’

‘Atmosfera në Camp Nou? Ne duam të luajmë një ndeshje të madhe nesër dhe kërkojmë mbështetjen maksimale të fansave.’

‘Ter Stegen? Ai të jep qetësi dhe të bën të ndjehesh i sigurtë. Kur ne e kemi atë në portë, jemi të vetdijshëm se portën e kemi të sigurt.’

‘Vidal? Ai jep maksimumin në çdo ndeshje, qoftë ajo Huesca apo Manchester United. Megjithatë, nuk e di a do luajë nesër.’

‘Messi? Ai është mirë dhe perfekt i gatshëm për nesër.’

‘Debakli me Romën? Eksperienca të bën më të fortë. Ne e kemi marrë mësimin e sezonit të kaluar dhe jemi shfaqur ndryshe këtë sezon në Champions.’

‘Messi nuk ka shënuar në çerek finale që moti? Kjo është statistikë e mirë, pasi nënkupton se goli po vjen së shpejti…(qesh).’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *