Valverde me një gjest të bukur për lojtarët!

Ishte orar i vështirë ai që kaluam, por mund të themi se ishte i suksesshëm pasi në tërë ato ndeshje të rënda nuk pësuam asnjë humbje, ndërsa ‘qershia mbi tortë’ ishte fitorja e dytë rradhazi në Bernabeu dje.

Skuadra e Barcelonës sot duhej të kryejë një stërvitje rikuperuese që do përbëhej nga ushtrime të lehta, por, Ernesto Valverde e ka anuluar atë, duke e shtuar pushimin edhe më shumë.

Ai iu ka dhënë lojtarëve pushim prej dy ditë e gjysëm, ndërsa në stërvitje do rikthehen të martën pasdite. Përndryshe, kujtojmë se të mërkurën Barcelona ka ndeshjen kundër Gironës për Kupën e Katalonisë ku do luajnë rezervistët dhe ata të Barça B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *