Valverde me ndryshime të mëdha, ja formacioni i Barçës për sonte

Barcelona sonte me fillim nga ora 18:45 do të pres në ‘tempullin’ e tyre, Camp Nou, Gironën për ndeshjen që do të luhet në kuadër të finales së SuperKupës së Katalonjës.

Duke pasur parasysh faktin se është kompeticion jozyrtar dhe jo shumë i rëndësishëm, Valverde ka vendosur t’i pushoj lojtarët kryesor apo shumicën e lojtarëve startues.

Tekniku dëshiron t’i jep hapësirë më shumë lojtarëve të rinjë apo që vijnë nga stoli për këtë ndeshje, kjo shihet që nga formacioni zyrtar.

Formacioni zyrtar i Barcelonës:

Cillessen; Wague, Murillo, Umtiti, Miranda; Todibo; Riqui Puig, Aleñá; Malcom, Boateng y Collado.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *