Valverde le jashtë 5 lojtarë për ndeshjen e sontme

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde bëri të ditur dje listën e lojtarëve për ndeshjen e sontme kundër Manchester Unitedit në kuadër të fazës së dytë të çerek finaleve të Champions Leagues.

Pas seancës përfundimtare stërvitore si dhe pas konferencës për shtyp, Valverde tanimë ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.

Në mesin e të ftuarve, mungojnë Jean Clair Todibo, Kevin Prince Boateng, Jeison Murillo që janë lënë jashtë për arsyje teknike.

Ndërsa, Vermaelen dhe Rafinha janë të dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *