Valverde: ‘Kjo ndeshje ishte për ata që nuk luajnë shumë!’

Barcelona pësoi humbje në ndeshjen e sontme kundër Gironës në kuadër të Kupës së Katalonisë, një trofe jo i rëndësishëm për të cilin luhet vetëm nga klubet nga Katalunia.

Valverde ishte i shkurtë në konferencën e tij pas ndeshjes, kështu vetëm duke dhënë disa komente rreth asaj se si vijoi ndeshja:

‘Ndeshja e sontme ishte provim për ne dhe për lojtarët që nuk luajnë shumë. Girona erdhi me lojtarë nga ekipi i parë dhe ata luajtën shumë mirë.’

‘Ndeshjet e tilla na japin pasqyrë neve trajnerëve se si po zhvillohen lojtarët e ekipit B dhe ata që nuk marrin aq shumë minuta me ekipin e parë.’

‘Real Madridi? Nuk e di se a ka përfunduar sezoni për ta. Kjo nuk ndikon tek ne dhe Real Madridi gjithmonë do jetë rivali ynë.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *