Trajneri legjendarë do jetë prezent në tribunat e Camp Nous!

Skuadra e Manchester United sot pritet të arrijë në Barcelonë, ndërsa përveç lojtarëve dhe stafit teknik të klubit anglez, me ta ka udhëtuar edhe ish-trajneri i tyre, Sir Alex Ferguson.

Barcelona ka respektuar këtë vizitë të Ferguson dhe atij ia ka siguruar një vend në zonën ‘VIP’ të Camp Nous. Thuhet se ai do ketë edhe akses në zhveshtoret e Manchester United ku pritet t’i motivojë lojtarët anglez.

Kujtojmë se Ferguson humbi dy finale kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve si trajner i Manchester United. Ai padyshim që do shpresojë që ish-ekipi i tij ta mposhtë Barçën dhe të plasohet në gjysëmfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *