Tifozët e Betisit të ‘dashuruar’ pas këtij lojtari të Barçës!

Skuadra e Barcelonës tashmë ka arritur në qytetin e Sevillës për takimin e sontëm të Barcelonës kundër Real Betisit në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.

E teksa skuadra arriti sot në Sevillë, ajo që ra në sy ishte pritja e ngrohtë, mbështetja dhe brohoritjet që tifozët i dhanë mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakiticit.

Kujtojmë se Rakitic luajti disa sezone në Sevilla, dhe banorëve të këtij qyteti siç duket iu ka mbetur mirë në mendje epoka kur ai luante atje.

FOTO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *