Ter Stegen: ‘Nëse luajmë me Realin në CHL, ata do bëjnë kërkesë të mos luajmë në Madrid’

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen është deklaruar pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së 26-të në kampionatin spanjoll, ku Barça fitoi me rezultat 1 – 0. Fjalët e tij pas ndeshjes:

“Fitoret si këto janë gjithmonë të rëndësishme. Ne ja dolëm mjaftë mirë t’a menaxhojmë situatën dhe tani po shpërblehemi.”

“Bernabeu? Aty po luajmë më mirë se në Camp Nou. Padyshim se nëse na bie shorti të përballemi me Realin në Champions League, jam i sigurt se ata do bënin kërkesë të mos luajmë në Madrid fare,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *