Ter Stegen: ‘Duam të dëshmojmë se jemi superior ndaj Manchester United!’

Kjo ishte pres-konferenca e Marc-Andre ter Stegen në prag të ndeshjes së nesërme me Man UTD:

‘Çdo gjë mund të ndodh në Champions dhe ne e kemi mësuar këtë në 3 vitet e fundit. Nesër, ne duam të dëshmojmë se jemi superior ndaj Manchester United.’

‘Isha kapiten me Huescën? Është nder të jesh kapiten i Barcelonës. Ndonëse kishte shumë rotacione me Huescën, unë u ndjeva mirë si udhëheqës i skuadrës.’

‘Çmimi “Zamora”? Unë nuk dua të fitoj çmime individuale, por dua ta fitoj titullin me klubin dhe bashkëlojtarët.’

‘Roma? Ishte e vështirë, dhe mendoj se nuk duhet të flasim më rreth saj. Tani kanë kaluar 1 vit nga ajo dhe ne jemi në një kohë tjetër ku nuk duam të përsëritet.’

‘Manchester United është një ekip shumë i shpejtë, por ne dominuam në Old Trafford duke e mbajtur topin. Nesër duhet të shfaqemi edhe më të fortë se në Angli.’

‘Ta ruajmë golin e pastër nesër? Normalisht që atë e kemi objektiv, pasi edhe do na mundësojë ta kalojmë fazën. Ne kemi edhe një mbrojtje të mirë dhe mendoj se jemi më të mirë se Manchester.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *