Talenti i klubit largohet nga Barça – ja çka do bëjë nesër!

Skuadra e Barcelonës konfirmoi në paraditën e sotme se është ndërprerë kontrata e Sergi Samper dhe se ai do të largohet nga Barcelona me efekt të menjëhershëm.

Ai do niset për në Japoni, gjegjësisht tek Vissel Kobe, aty ku gjenden Andres Iniesta dhe ish-sulmuesi blaugran, David Villa.

Kujtojmë se Samper ishte konsideruar si ‘pasardhësi i Busquets’, por që ishte i pafat me lëndimet e tij, ndonëse klubi i dha shumë shanse që ta dëshmojë veten…

Përndryshe, Sergi Samper nesër do del në konferencë për shtyp në orën 13:00, si procedurë e fundit para largimit të tij nga klubi blaugrana, kështu duke u shprehur para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *