Sulmuesi i ri i Barcelonës nuk do jetë Jovic, por shoku i Suarez..

Çështja e sulmuesit të ri të Barcelonës vazhdon të mbetet top-temë, e si mos të jetë nga fakti se klubi blaugrana gjithmonë ka pasur sulmues legjendarë dhe ardhja e një të riu do të nënkuptonte vazhdim të traditës së lartëpërmendur.

Barça nuk dëshiron të merr ‘çfarëdo’ sulmuesi, por një i cili do jetë projekt afatgjatë i klubit dhe do qëndrojë këtu sikurse Suarez, gjegjësisht, për një kohë më të gjatë, të ndjekur me suksese…

Emrit ‘Luka Jovic’ iu shtua edhe një tjetër. Ai është sulmuesi i Celta Vigos, Maxi Gomez. Besohet se ai do vijë për 50 milionë €, por nëse ekipi i tij bie në ligën e dytë, çmimi do zvogëlohet edhe më shumë.

Kujtojmë se Gomez është uruguajan dhe është shok i Luis Suarezit. Prandaj, pritet që përshtatja dhe inkuadrimi në skuadër të jetë më i lehtë për të sesa për të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *