Suarez: ‘Para se të transferohem te Barça, për pak shkova tek Arsenali!’

Suarez ishte përforcimi i Barçës në sezonin 2014/15, ku edhe pse pati një fillim të vështirë, ai tani e ka ‘vulosur’ veten e tij si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e klubit blaugrana dhe futbollit në përgjithësi.

Nga një intervistë të bërë së fundmi, Suarez është shprehur se ka pasur fat që është transferuar tek Barça, pasi para se të ndodh e njejta gjë, uruguajani ka kaluar në një periudhë të vështirë dhe është gjendur mes dilemave…

‘Unë për pak shkova në Arsenal, por Steven [Gerrard] më tha të qëndroj edhe një sezon në Liverpool dhe më pas do mund të shkoj tek Barcelona, Real Madridi ose kudo tjetër. Steveni poashtu më tha se nuk do kem sukses tek Arsenal dhe unë pata fat që e dëgjova’ – u shpreh Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *