Suarez lë gruan prapa në makinë, ndërsa Messin përpara!

Për shkak të rinovimit që bëri me Barcelonën para disa ditëve, Jordi Alba kishte vendosur që mbrëmë të ftojë gjithë lojtarët dhe stafin teknik për të darkuar në një restaurant.

Ajo që ra në sy nuk ishte kush erdhi e kush jo, por mënyra se si erdhi Luis Suarez dhe Leo Messi në restaurant. Dy shokët e ngushtë kishin ardhur me makinën e uruguajanit, ndërsa këtu ishte e kthyer e gjithë vëmendja.

Luis Suarez kishte ulur gruan e tij mbrapa në makinë, ndërsa Messi ishte ulur përpara. Kjo u prit me të qeshura nga fansat blaugran, të cilët e panë si një rast shumë interesant këtë veprim të Suarezit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *