Solskjaer: ‘Vetëm këtë lojtarë e njoh unë nga Barça!’

Barcelona dhe Manchester United do përballen mes vete në kuadër të çerek-finaleve të Championsit, e kjo ka shkaktuar shumë komente dhe emocione mes fansave dhe pjesëtarëve të dy klubeve të lartëpërmendura.

Së fundmi, ka qenë edhe trajneri i klubit anglez, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka komentuar këtë ndeshje në një konferencë të bërë sot. Ai poashtu dha edhe disa detaje interesante që kanë lidhje me mbrojtësin e Barçës, Gerard Pique:

‘Unë e njoh dhe kam luajtur bashkë me Piquen në vitin 2006 në finalen kundër Tottenham. Unë dhe ai shënuam nga një gol dhe ndeshja përfundoi 2-0. Ai (Pique) është i vetmi që e njoh nga Barcelona dhe do jetë mirë të takohem me të përsëri’ – u shpreh OGS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *