Solskjaer: ‘Kjo është pika e dobët e Barçës’

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka dalur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Barcelonës në kuadër të fazës së dytë të çerek finaleve të Champions Leagues.

Solskjaer doli në konferencë ku diskutoi tema të ndryshme, mes tjerash diskutoi edhe mundësinë e nxjerrjes së fitores në ndeshjen që zhvillohet pikërisht në ‘tempullin’ e katalanasve, Camp Nou, ku diskutoi mbi dobësitë që posedon skuadra e Valverdes.

“Është shumë e vështirë por ne nuk e konsiderojmë si të pamundur. Ata e shfrytëzojnë posedimin e topit, kështu që ne nuk duhet t’i lejojmë të kenë hapësira të lira,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *