Solari ka shkarkuar një video ‘4K’ për ta mësuar Viniciusin që të jep gola!

Nuk ka dyshim në atë se Vinicius Jr. ishte i vetmi rrezik për Barcelonën në ndeshjen e së mërkurës. Me shpejtësinë e tij, ai i shkaktoi shumë kokëdhimbje mbrojtjes blaugranase, por finalizimi i tij ishte qesharak.

Për këtë shkak, gazetat madrilene raportojnë se trajneri i Real Madrid, Santiago Solari, ka shkarkuar një video me kualitet ‘4K’ që ta mësojë Viniciusin se si të jep gola kundër Barcelonës.

Sa do jetë efektive kjo gjë, mbetet të shohim në ndeshjen që do luhet sonte në orën 20:45, xhiroja e 25 e La Ligas mes Real Madridit dhe Barcelonës në Bernabeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *