Smalling: ‘Sot e kuptova që Leo Messi është i pandalshëm!’

Nga intervistat e shumta që u dhanë pas ndeshjes, ne veçojmë edhe atë të Chris Smallingut, i cili ndonëse u shpreh me vetbesim para ndeshjes, është dashur t’i ndryshojë fjalët më pas.

‘Komentet e mia për Messin? Ai është një lojtarë fantastik, por unë doja ta shfaq veten se jam në nivelin për ta ndaluar atë. Tani dua të theksoj se Leo Messi nuk ndalet dhe se nuk ka plan që funksionon kundër tij’ – u shpreh Smalling.

Kujtojmë se mbrojtësi i Manchester United tha se e ka planin se si ndalohet Messi por se nuk do tregojë. Megjithatë, duket se ai e ka kuptuar atë që ‘pleshti’ argjentinas nuk ndalohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *