Smalling: ‘Shkak i asaj që ndodhi me Messin, Suarez erdhi tek unë!’

Në prag të ndeshjes pasnesër, një intervistë e Chris Smalling është publikuar së fundmi në të cilën ai e komenton ndeshjen në Camp Nou dhe atë rastin që ndodhi me Messin në Old Trafford.

Smalling u shpreh se asgjë nuk ka dalur jashtë kontrollit dhe se pas ndeshjes, ai kishte biseduar me Messin dhe Luis Suarezin, ku edhe kishin shpërndarë fjalë të mira mes vete…

‘Pasi përfundoi ndeshja, unë shkova tek Messi dhe u përshëndeta me të. Kishim një bisedë të shkurtër dhe dolëm në përfundim se ishte aksiident. Erdhi edhe Luis Suarez, ku ne i dëshiruam fat njëri-tjetrit. Gjithçka është rreth respektit’ – u shpreh mbrojtësi i Man United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *