Skuadra e Barcelonës dëshiron t’ia humb ‘busollën’ Real Madridit sonte!

Pas ndeshjes së luajtur të mërkurën, Barcelona dhe Real Madridi do përballen edhe njëherë sonte në kuadër të xhiros së 26 të La Ligës, e ndoshta kjo përballje do jetë e fundit e tyre këtë sezon.

Siç raporton ‘md’, skuadra e Barcelonës e ka një synim të vetëm sonte dhe ajo është që t’ia humb ‘busollën’ Real Madridit për herë të fundit, dhe kështu të fokusohet në kundërshtarët tjerë.

Barça ia humbi shpresat Real Madridit në Kupë, dhe tani dëshiron që t’ia humb edhe në La Liga. Kjo do i demotivojë madrilenët dhe mund që t’i dekoncentrojë ata në Champions kundër Ajax pas 3 ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *