Situata e Sergi Samper është shumë e rënd!

Para disa ditëve, Barcelona konfirmoi largimin e ‘talentit’ Sergi Samper, ku lojtari tani do transferohet në skuadrën japoneze, Vissel Kobe, dhe aty do luajë me Andres Iniestën dhe David Villa’n.

Nga gazetat spanjolle analizohet situata dhe gjendja e Sergi Samper ku thuhet se e njejta është shumë e dhimbshme dhe e vështirë për tu përballuar si nga fansat blaugran e si nga vet lojtari.

‘Nga një talent premtues në lojtarë i pafat nga lëndimet’ – ishin fjalët e gazetave spanjolle, ku ata edhe njëherë e vlerësuan talentin që ka Sergi Samper, por që faktorë të tjerë ndikuan që ai mos të ketë të ardhme tek klubi blaugrana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *