Si ndryshojnë gjërat – ja çka thoshte Pique për Clasicot në vitin 2017!

Periudha e largimit të Neymar ishte tejet e vështirë për tu përballur dhe kjo gjë ndikoi edhe tek Barcelona dhe performancat e saj në fushë, sidomos kundër Real Madrid.

Ishim dëshmitarë të dy humbjeve që i pësoi Barcelona në kuadër të Super Kupës së Spanjës kundër Real Madrid. Njëra humbje ishte në Camp Nou, ndërsa tjetra në Bernabeu.

Ishte ajo kohë kur filluan propagandat se epoka e Barcelonës përfundoi, dhe rreth kësaj, ishte edhe Gerard Pique i cili foli publikisht pas humbjes që pësoi Barcelona atëherë…

Ai tha se për herë të parë, Barcelona po ndjehet inferiore nga Real Madridi. Ndërsa që atëherë, ‘6’ El Clasico janë luajtur dhe Barcelona ka fituar 4, ndërsa dy tjera janë barazuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *