Si do ishte ‘skenari ideal’ për Barçën në këtë fazë të sezonit!?

Skuadra e Barcelonës është duke pasur një ecuri fantastike momentalisht, ku ata janë në garë për të tre kompeticionet këtë sezon, pikërisht ashtu siç kërkojnë fansat.

Synimi i Barcelonës është ‘tripleta’ dhe rruga që po e kalon klubi blaugrana në këtë fazë të sezonit është e drejtë. Ata janë në finale të ‘CdR’, e ‘qershia mbi tortë’ e kësaj ishte se e eliminuan rivalin e tyre, Real Madrid.

Jo vetëm kjo, Barça është superiore edhe në ligë. Ata janë ‘+7’ pikë nga Atletico Madrid dhe ‘+12’ pikë nga Real Madridi, kështu duke qenë e pakonkurrencë e në këtë kompeticion.

Siç raportojnë gazetat spanjolle, ‘skenari ideal’ për Barcelonën do ishte që ta kalojnë edhe Lyonin, kështu më pas duke u fokusuar vetëm në Champions pasi në kompeticionet tjera janë liderë dhe në gjendje perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *