Shikoni çfarë ka bërë Bartomeu pas ndeshjes së mbrëmshme të Ajax!

Skuadra e Ajax i dha ‘shkollë’ Real Madridit në Bernabeu me fitoren e tyre 1-4. Ata nuk bënë krenarë vetëm fansat holandez, por edhe ata blaugran, të cilët me vëmendje e ndiqnin Frenkie de Jongun.

Ky i fundit ofroi një performancë fantastike, kështu duke na e dhënë një pasqyrë rreth asaj se çka na pret në verë. Talenti holandez poashtu përmbushi kërkesën e blaugranëve që ta eliminojnë Real Madridin.

Siç raporton një gazetë holandeze, pas ndeshjes së mbrëmshme të Ajaxit, Bartomeu e ka telefonuar Frenkien për ta uruar atë për performancën e dhënë kundër Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *