Së shpejti, klubi dhe lojtari do takohen për të diskutuar të ardhmen!

Siç raporton e përditshmja ‘sport’, shumë shpejt do ketë një takim mes Barcelonës dhe Philippe Coutinhos për ta diskutuar të ardhmen e brazilianit dhe gjendjen momentale të tij në klub.

Siç shkruan më pas ‘sport’, ky takim do jetë i paevitueshëm, pasi është e nevojshme të shihet se si ndjehet Coutinhon në këtë periudhë të karrierës së tij. Ai dëshiron të vazhdojë, por puna është se sa do e gjejë veten në formacion.

Nëse eventualisht vendoset që të largohet, ai do shkojë në PSG ose Chelsea. Në fillim u tha se do shkojë në Manchester United, por fansat atje nuk e pëlqejnë atë dhe kjo u pa me fishkëllimat ndaj tij në Old Trafford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *