Scolani: ‘Messi më tha se ai do mundohet për kombëtaren edhe me një këmbë’

Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Scolani ka përshkruar në mënyrë spektakolare pasionin që ka Leo Messi ndaj kombëtares argjentinase.

Messi tashmë bën pjesë në listën e lojtarëve të ftuar nga kombëtarja argjentinase për dy ndeshjet e tyre miqësore në këtë muaj kundër Venezuelës dhe Marokut, e për këtë tekniku Scolani bëri të ditur se vet sulmuesi i Barçës dëshiroi që të rikthehet.

“Messi është ftuar për miqësoret tona. Ne do të shohim nëse ai do të luaj një ndeshje ose të dy, unë do të bëj këtë vendim. Ai më tha vet se donte të luante, poashtu të mundohet që të luaj edhe me një këmbë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *