Sanchez: ‘Dua të shënoj gol në Camp Nou duke e dribluar Piquen, madje do të festoj.’

 

Barcelona dhe Manchester United do të takohen sonte në orën 21:00 në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen e dytë të qerek-finalës në Ligën e Kampionëve, kujtojm se ndeshjen e parë në Angli e kanë fituar katalunasit me rezultat minimal 0-1.

E kur jemi para kësaj ndeshjë, ish-lojtari blaugran Alexis Sanchez ka folur para mediave për takimin e sotëm në Camp Nou, kiliani befasoj me disa fjalë të tij:

‘Kur të gjithë prisnim se ne të eleminohmi në ndeshjën e dytë kundër PSG, ne arritëm të fitojm ndeshjën dhe të kalojm tutje, shumë persona po presin diqka të till edhe në ndeshjën kundër Barcelonës, por Manchester United do i’u vërtetoj të kundërten.’ tha fillimisht ai.

Nëse arrin të shënosh kundër ish-klubit tënd, a do të festoj? ‘Patjetër që po, unë nuk u rrita në Barcelonë, ata më morrën të gatshëm, tani jam lojtar i United dhe është shumë normale të festoj golat sepse po e mbroj këtë fanel, madje sonte dëshiroj të shënoj gol duke e dribluar Gerard Piquen.’

Siç duket Sanchez dhe Pique janë të ftohur njëri më tjetrin ende që nga viti 2014-të, kur mbrojtësi spanjollë kishte deklaruar në atë kohë se tek Barcelona janë disa lojtarë që po luajn vetëm për të marrur pagën, e në ato momente kiliani ka qen jashtë formës së tij dhe fjalët i ka marrur në mënyre personale dhe pikërisht në atë merkato Barcelona e largoj Alexis Sanchez duke e transferuar Neymar në klub..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *