Sa i rëndësishëm është Rakitic për ‘sistemin’ e Ernesto Valverdes?!

Nëse është ndonjë lojtarë i cili është më i rregullti në formacionin e Barcelonës momentalisht, ai padyshim që duhet të jetë Ivan Rakitic.

Kroati ka luajtur në 94 ndeshje nga 101 që janë luajtur që kur Ernesto Valverde erdhi tek Barcelona. Kjo tregon se sa i rëndësishëm ka qenë Rakitic për Ernesto Valverden dhe sistemin e tij që ka imponuar tek klubi blaugrana.

Përndryshe, ndonëse u tha se ai mund të largohet, nga rrethanat e fundit kuptojmë se Rakitic do vazhdojë tek Barça edhe sezonin e ardhshëm. Kontrata e kroatit do ‘përmirësohet’ nga Josep Maria Bartomeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *