Ronaldo: ‘Të gjithë e dimë se si përfundonin El Clasicot me mua’

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Napolit nuk la pa diskutuar edhe El Clasicon e të shtunës për të cilën u përfolë shumë.

Pasi Barça fitoi për të dytën herë brenda javës kundër Real Madridit, ish-sulmuesi i madrilenëve, Cristiano Ronaldo mendon se po të ishte ai punët do të ishin ndryshe.

“E kam ndjekur, mirëpo përsëri pash një Madrid të papërgatitur sa duhet dhe të pafat. Gjithsesi, kur isha unë të gjithë e dimë se si kanë përfunduar El Clasicot, të mos flasë shumë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *