Ronaldinho këshillon Smallingun: ‘Ja si mund t’a ndalësh Messin!’

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho ka komentuar takimin e sontëm mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të çerek finaleve të Champions Leagues.

Ronaldinho mes tjerash ka komentuar edhe fjalët e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Chris Smalling rreth Messit para takimit të parë, e për mbrojtësin e anglezëve ai pati një këshillë se si mund t’a ndalë Messin.

“E kuptoj Smallingun, ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Por unë nuk mendoj se mund t’a ndalësh Messin duke përdorur vetëm këmbët, ai duhet t’i përdor edhe duart që t’ia largoj topin nga këmbët e tij magjike,” tha braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *