Rinovimi i Camp Nous – ndryshon komplet plani!

Siç ishte edhe e prezantuar nga Bartomeu vite më parë, Camp Nou do t’i ‘nënshtrohet’ rinovimit ku do të merr krejtsisht një pamje të re dhe me numër më të madh të ulëseve.

Ky projekt u quajt si ‘Camp Nou 2022’, pasi pritej që në vitin 2022 të përfundohen punimet. Por, siç raportohet, ka një ndryshim të planit sa i përket startimit dhe përfundimit të rinovimit…

‘Punimet do fillojnë në vitin 2020 dhe do zgjasin gjer më 2023. Plani ishte që rinovimi të fillojë nga kati i parë por i njejti tani do fillojë nga kati i 3. Camp Nou do jetë pa një pjesë të madhe të tribunës për një sezon e gjysëm, kështu që numri i fansave do jetë i përgjysmuar’ – raporton mundodeportivo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *