Pse Messi ishte ‘kritiik’ pas ndeshjes së djeshme me Manchester!

Pavarsisht asaj se të gjithë ishin të emocionuar pas ndeshjes së djeshme, Leo Messi u shfaq i përmbajtur në intervistën pas ndeshjes, kështu duke deklaruar se skuadra e Barcelonës ka shumë gjëra për të përmirësuar.

Theks të veçantë ai i vendosi ’10’ minutave të para të ndeshjes, në të cilat Manchester United dominoi ndeshjen, ku pati edhe disa raste për të shënuar (diçka që do e ndryshonte rrjedhën e lojës).

Messi tha se diçka e tillë nuk duhet lejuar në Champions League dhe se skuadra bashkë me stafin teknik do analizojnë lojën në 10 minutat e para dhe do shohin se pse ndodhi ajo gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *