Pse lojtarët shkuan të festojnë me fansat pas ndeshjes!

Padyshim që fitorja e djeshme ishte gëzim i madh për blaugranët, një gjë që e shfaqën edhe lojtarët pas ndeshjes, ku ata u bashkuan dhe shkuan kah goli ku ishin të vendosur fansat blaugran.

Kjo ishte paksa për tu habitur, pasi jo gjithmonë lojtarët bëjnë një gjë të tillë. E për këtë shkak, ‘sport’ ka analizuar ‘përgjegjësin’ e gjithë kësaj feste.

Kishte qenë Gerard Pique i cili iu kishte thënë lojtarëve që të mblidhen dhe të festojnë me fansat si shenjë falenderimi për mbështetjen e tyre që ia ofruan klubit blaugran për këto ditë të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *