Programi ditorë i skuadrës së Barcelonës për nesër!

Pas një pushimi që pati skuadra sot, të njejtët do rikthehen në stërvitje nesër në kuadër të ndeshjes së La Ligës kundër Real Betis në stadiumin ‘Benito Villamarin’.

I njejti stadium ka ditur të jetë problem për Barcelonën, prandaj, e gjithë skuadra duhet të jetë plotsisht e fokusuar që t’i fitojë ‘3’ pikët të dielën, kështu duke e vazhduar ecurinë e pikëve me skuadrat nga Madridi.

Ky fokus fillon që nga nesër. Lojtarët do zhvillojnë një stërvitje në orën 18:00, ndërsa para saj, Ernesto Valverde do duhet të paraqitet në konferencën për shtyp që të jep detaje më të hollësishme rreth gjendjes së lojtarëve.

Përndryshe, lista e lojtarëve të ftuar do publikohet ditën e diel, kur skuadra e Barcelonës do udhëtojë për në qytetin e Sevilla’s, kështu për tu përballur me Real Betisin në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *