Presidenti i ri i Barcelonës pritet të jetë shumë premtues!

Mandati i Josep Maria Bartomeus do të përfundojë në vitin 2021, ku më pas ai do largohet nga posti i presidentit të klubit blaugrana, duke mos pasur mundësi që të kandidojë përsëri…

Për këtë shkak, në skenë do shfaqen emra të rinj që priten të marrin postin që do e braktisë Bartomeu. Nga më të përfolurit është Victor Font, i cili duket të jetë shumë premtues dhe ndjekës i filozofisë së Johan Cruyff.

Ai ka fituar zemrat e blaugranëve me një postim të bërë sot ku shkruante se ish-lojtarët me aftësi menaxhimi sjellin kreativitet në një klub, kështu duke postuar fotografinë e Edwin van der Saar (presidentit të Ajax), i cili kishte festuar me fansat e Ajax mbrëmë.

Kjo do ishte dëshirë e madhe e fansave blaugran. Kur legjendat e klubit të penzionohen, të kthehen me ndonjë post tjetër tek Barça, si do jetë rasti i Xavit dhe siç është rasti i Abidal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *