Pique: ‘Ne e donim Realin, por më pas e kuptuam se ishin eliminuar’

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka ironizuar me shortin e hedhur dje në Nyon të Zvicrrës për çerek-finalet e Champions Leagues, ku fati deshi që Barça të shortohet me Unitedin.

E në lidhje me këtë, Pique e lidhi situatën me eliminimin e Real Madridit, ku me humor bëri të ditur se klubi blaugran deshi që të përballen me Real Madridin, por më pas e kuptuan dhe ju kujtuan se tani më ata ishin eliminuar.

“Ndeshja me Unitedin do jetë interesant. Rikthimi në Old Trafford do jetë i veçantë për mua. Faktikisht ne donim Realin, por më pas e kuptuam dhe na kujtua se ata ishin eliminuar (qesh),” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *