Pique mbrëmë ishte më i mirë se e gjithë skuadra madrilene

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique edhe njëherë mbrëmë dëshmoi mbi aftësitë që ai posedon në ndeshje të tilla si ajo kundër Real Madridit.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu ku Barça doli fituese me rezultat 1 – 0, Pique në aspektin e spastrimeve të topit ishte bindshëm më i mirë se e gjithë skuadra e Real Madridit.

Mbrojtësi katalanas siç transmeton edhe Squawka, bëri 14 spastrime topi, që i bie se më shumë se e gjithë skuadra e Real Madridit që së bashku bën 12 spastrime mbrëmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *