Pique emocionohet që po kthehet tek ish-shtëpia e tij!

Manchester United dhe Barcelona do jetë ndeshja tek e cila do vendoset e tërë vëmendja e botës së futbollit, pasi përballen dy ekipe që posedojnë histori mbresëlënëse.

Reagimet ishin të ndryshme rreth këtij shorti. Normalisht që euforia mbizotëron kudo, por si favorit kryesorë për të kaluar në fazën tjetër është klubi blaugrana, dhe jo për ta nënvlerësuar ekipin anglez, por për faktin se tek Barça gjendet Messi.

Së fundmi, ka qenë Gerard Pique i cili ka shprehur emocionet rreth kësaj ndeshje… ‘Shumë mirë që do kthehem tek shtëpia ime e dytë’ – shkroi Pique në ‘twitter’, ndërsa ne kujtojmë se ai ishte lojtarë i Manchester United në të kaluarën, ku atje luante si sulmues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *