Perez: ‘Messi nuk duhej të reagonte ashtu, i dekoncentroi lojtarët tanë’

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez një pjesë të fajit për humbjen e mbrëmshme nga Barcelona me rezultat minimal prej 1 – 0 në Santiago Bernabeu i’a hodhi edhe Messit.

Teksa në një intervistë së fundmi diskutoi edhe rrjedhojën e sezonit, mbi ndeshjen e djeshme mes të tjerash ai shtoi se Messi duhej të tregohej më profesionalist pas atij gjesti të paqëllimshëm të Ramosit.

“Ishte e qartë se Ramos nuk e bëri atë me qëlllim. Messi nuk duhej të reagonte ashtu, duhej të tregohej më profesionalist. Si rrjedhojë, u dekoncentruan lojtarët tanë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *