Alba: ‘Messi nuk mund të fitoj asgjë me lojtar drunjë’

Mbrojtësi i Barcelonës dhe bashkëlojtari i Leo Messit, Jordi Alba ka shprehur një mendim publik dhe kritik të hapur ndaj bashkëkombasve të Leo Messit në lidhje me triumfin me kombëtaren argjentinase.

Ai tha se mundi i Messit me kombëtaren është i dyfishtë, mirëpo kur nuk ke me kë të luash dhe kur ke faktikisht lojtar në kombëtare që nuk ju intereson populli dhe fanella që mbajnë veshur ky është rezultati.

“Kombëtarja argjentinase ka lojtarë të mirë, mirëpo kur sheh lojtarë që nuk japin as edhe një pikë mund sikur ajo fanellë të ishte leckë të vjen keq për Messin. Asgjë nuk fitohet me drunjë,” tha ai.

Haradinaj: ‘Urime Kosovë, ja kur do të hiqen vizat’ (VIDEO)

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencen e sotme për shtyp ka uruar popullatën kosovare në lidhje me liberalizimin e vizave.

Kryeminstri Haradinaj tanimë ka kontaktuar edhe me përfaqësuesit e Kosovës në Bashkimin Europian si dhe me aleatët më të mëdhenjë që ka Kosova përbrenda Bashkimit Europian.

Kryeminstri Haradinaj ka bërë të ditur tanimë se kur Kosovës do t’i hiqen vizat. JA VIIDEO:

“Shpreh rastin publikisht që t’i urojë liberalizmin e vizave popullit tim pas shumë punë dhe mund përgjatë këtyre viteve që kam qenë në pushtet. Ashtu siç më kanë treguar, liberalizimi do ndodh gjatë muajit të ardhshëm maksimum.” tha ai.

A do vijë Neymar tek Barça!? – konfirmon gjithçka babai i tij!

Kohëve të fundit, së bashku me Antoine Griezmann, ka qenë edhe Neymar i cili është ndërlidhur me një rikthim të mundshëm tek skuadra blaugrana, pavarsisht rrethanave logjikisht të pamundura.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, babai i Neymar ka komentuar rreth këtyre zërave dhe ka mbyllur këtë çështje njëherë e përgjithmonë…

‘Neymar gjendet në vitin e dytë të kontratës me PSG dhe ai ka edhe 3 vite të tjera në Francë. Në ndërkohë, unë mund të them se jemi duke biseduar për një rinovim të kontratës (mes Neymar dhe PSG)’ – tha fillimisht Neymar Sr, ku më pas u pyet rreth Barçës…

‘Janë broçkulla të gazetave’ – ishin fjalët e babait të brazilianit, kështu duke konfirmuar se transferimi i Neymar tek Barça nuk do ndodhë në një të ardhme të afërt.

Lizarazu tregon arsyejen kryesore se pse synon largimin nga Atletico

Tanimë jemi të vetëdijshëm se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është afër një kalimit te Barcelona gjatë merkatos së ardhshme verore.

Ish-legjenda franceze, Lizarazu ka treguar arsyejen se pse Griezmann synon transferimin te Barça.

“Griezmann është shumë në përshtatje me Barçën, të dyja palët aplikojnë lojë të ngjajshme. Ai beson se stili mbrojtës i Atleticos ndonjëherë dëmton potencialin e tij,” tha ai.

Megjithatë, sipas SPORT ai siguron se me Colchoneros ka arritur mentalitetin e duhur të kampionëve.

Për më shumë, mbetet të shihet çfarë do ndodh në merkaton e ardhshme verore.

Sponzorin e Barcelonës e mbulojnë “rretë e zeza”!

Siç raportohet nga ‘as’, sponzori kryesorë i fanellave të Barcelonës, Nike, së fundmi është përballur me një dëniim prej plot 12.5 milionë € për shkak të punëve jo të rregullta që kishte kryer.

‘Nike’ tashmë 13 vjet kishin kufizuar në mënyrë të pa ligjshme disa shitje ndërkufitare të produkteve komerciale të tyre dhe klubeve si Barça, Manchester United Juventus, etj…

Përndryshe, klubet kanë qëndrim të përmbajtur rreth kësaj që i ka ndodhur ‘Nike-s’ dhe besojnë se ajo është një problem me të cilin sponzori do përballet në mënyrë sa më korrekte të mundshme.

Barça do marr 15 për qind të parave të shitjes së super yllit

Barcelona tani më ka një marrëvesghe me Benfican që katalanasit mund të përfitojnë 15 përqind të shumës së paguar për ndonjë transferim të ardhshëm të Grimaldos.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, disa klube të mëdha janë të interesuar në mbrojtësinë e majtë, duke përfshirë edhe klube si Juve, Manchester City, Atletico Madridi dhe Arsenali.

Barça mund të konsiderojë blerjen e mbrojtësit Grimaldo por ata e dinë se ai nuk dëshiron të ulet në stol dhe Alba sapo ka nënshkruar një kontratë të re deri më vitin 2024. Barça e shiti atë kur ishte në La Masia në dhjetor të vitit 2015 për 1.5 milionë euro. Nëse Benfica e shet atë për 30 milionë euro, Barça përfiton 4.5 milionë euro.

 

Ja kur do të rikthehen në fushë Messi dhe Suarez

Tanimë dyshja superiore dhe mjaftë kruciale e skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez dhe Leo Messi gati sa janë rikuperuar plotësisht nga dëmttimet përkatëse që kanë pasur dhe priten të rikthehen në fushë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, të dy, Luis Suare dhe Leo Messi priten të jenë në formacionin startues në përballjen e së shtunës kundër Espanyolit.

Uruguajani nuk udhëtoi me kombëtaren uruguajane për në Kinë dhe qëndroi në Barcelonë për tu rikuperuar plotësisht, ndërsa Messi u rikthye menjëherë pas ndeshjes së parë me Argjentinën, duke mos u paraqitur në përballjen e nesërme me Marokun për arsyje të mos rreziikimit.

Pirlo: ‘Barcelona është inferiiore dhe nuk do e fitojë CHL-në!’

Barcelona është shfaqur tejet dominante në Ligën e Kampionëve këtë sezon, e kjo rrjedh kryesisht nga synimi që kanë lojtarët që ta fitojnë këtë trofe, ku edhe Messi e shfaqi në fillim të sezonit.

Së fundmi, Andrea Pirlo ka komentuar situatën aktuale në Ligën e Kampionëve dhe se cilin ekip e sheh si favorit. Si duket, mesfushori italian nuk e sheh Barcelonën si kundërshtarë të fortë…

‘Nuk besoj se Barça do e fitojë Championsit. Ata janë inferior ndaj Juventusit. Të vetmit që mund t’i bëjnë konkurrencë Juves janë Manchester City dhe Pep Guardiola’ – u shpreh ish-mesfushori i klubit italian.

Barça ka tre opsione për ta zëvendësuar Cillessenin në verë

Barcelona po punon që të jetë e gatshme për çdo lloj situate në rast se portieri i tyre, Jasper Cillessen vendosë të largohet gjatë merkatos së ardhshme verore.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, klubi nuk do e lejojë atë të largohet për më pak se 30 milionë euro por ata dëshirojnë të kenë në kontroll gjithë situatën nëse largohet.

Barça ka 3 opsione për ta zëvendësuar atë: Onanan e Ajaxit, më pas Casteelsin, por Barça ka edhe portierin e Barça B, Pena që gjithashtu i pëlqen teknikut Valverde dhe bordit.

E si opsion mbetet edhe portieri i Real Betisit, Pau Lopez, por nuk është prioritet.

 

3 nënshkrimet që Barça do të i bëj në verë

Barcelona pritet të jetë mjaftë aktive në merkaton e ardhshme verore dhe si rezultat ata synojnë transferimin e 3 lojtarëve gjatë merkatos verore.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, SPORT, Barcelona synon tre transferime gjatë merkatos së ardhshme verore.

De Ligt është i zgjedhuri nga qendër mbrojtja dhe marrëveshja do arrihet së shpejti me Ajaxin dhe Jovicin nga Eintracht Frankfurt.

Klubi e sheh të detyrueshme edhe gjetjen e një zëvendësuesi të Albas i cili herë pas here po bie nga forma dhe po ka nevojë për pushim.

Megjithatë, për më gjerësisht mbetet të shihet në verë çfarë do ndodh.