Zbulohet dokumenti / Kur “Fenomeni” refuzohej për 15 mijë dollarë

Në botën e futbollit ka vendime që mund të bëhen pjesë e historisë së një klubi për mirë apo për keq, në varësi të asaj që e ardhmja tregon më pas. Për shembull, Barcelona mund të kishte në të njëjtin ekip Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon, nëse portugezi do të transferohej në “Camp Nou”, kur e filloi karrierën e tij. Po kështu, Real Madridi do të kishte në gjirin e vet sulmuesin brazilian të katalanasve, sepse e kishte testuar Neymarin pak vite para se t’i bashkohej Barcelonës. Dhe tani merret vesh se Ronaldo, Fenomeni, mund të ishte bërë pjesë e Sao Paulo në vitin 1992, për vetëm 15 mijë dollarë, por më pas presidenti i klubit brazilian ka vendosur të mos shpenzojë, sepse lojtari ishte shumë i shtrenjtë për të.

José Eduardo Pimenta Mezquita ka marrë një letër nga Kalef Joao Francisco Neto, në të cilën dikush mund të lexojë ofertën. “Unë kam një lojtar në Rio, më pak se 17 vjeç, i cili është duke luajtur në ekipin e të rinjve brazilianë. Ai është qendërsulmues. A doni që të luajë në Sao Paulo, në këmbim të 15 mijë dollarëve? Lojtari le të jetë i lidhur me Sao Paulo, me një partneritet që do të formohet në masën 50 përqind për secilën pjesë. Ju lutemi diskutojeni propozimin”, – i ka shkruar Neto presidentit në një letër që riprodhohet sot.

Presidenti Pimenta nuk i është përgjigjur zyrtarisht ofertës, kështu që, edhe pse në një bisedë tha se ishte shumë i shtrenjtë, ai ofroi një maksimum prej 7.5 mijë dollarësh. Ronaldo vendosi të provohej te Cruzeiro. Në “Belo Horizonte: ai shënoi 12 gola dhe dha 3 asiste, në 14 ndeshje. Ky “stacion” ishte trampolinë e përsosur për në Europë. Ai zbarkoi te PSV dhe të gjithë tashmë e dinë jetën e tij sportive.

Messi dhe Ronaldo ndanë ‘të artat’, argjentinasi mori ‘Këpucën’, portugezi ‘Topin’

Këtë vit Cristiano Ronaldo fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, teksa u shpall edhe “FIFA World Player”.

Ylli portugez i Realit të Madridit barazoi Messin në listën e futbollistëve që e kanë fituar më shumë “Topin e Artë”, ndërsa në renditjen e 2017-ës la pas pikërisht argjentinasin dhe brazilianin Neymar.

Portugezi arriti të fitojë edhe çmimin “FIFA World Player”, që jepet për futbollistin më të mirë të sezonit 2016-2017.

Triumfi në Champions me Realin e Madridit dhe golat e shumtë të shënuar në këtë kompeticion, ishin vendimtarë në votimin e Cristiano Ronaldos.

Ndërsa “Këpuca e Artë” shkoi për Lionel Messin. Ylli argjentinas u shpall golashënuesi më i mirë për sezonin 2016-2017 në kampionatet europiane, duke fituar çmimin e “Këpucës së Artë” për të 4-tën herë në karrierë.

Me 37 finalizimiet e tij, argjentinasi barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos, që gjithashtu e ka fituar 4 herë këtë trofe individual.

Pas dy futbollistëve më të mirë të kampionatit spanjoll, nga dy herë e kanë fituar “Këpucën e Artë” emra të tillë si Muller, Eusebio, Georgescu, Fernando Gomes, McCoist, Jardel, Henry, Forlán dhe Luis Suárez.

Sportistët që u pensionuan gjatë vitit 2017.

Viti 2017 ishte një tjetër vit interesant në botën e sportit.

Normalisht që zakonisht janë sukseset ato që mbahen mend nga një vit kalendarik, por 2017-ta ishte edhe viti ku shumë sportistë u pensionuan.

Ata u larguan vetëm si pjesëmarrës aktiv, kjo pasi shumë nga ata në një ose tjetrën mënyrë do vazhdojnë të japin kontributin e tyre.

Më poshtë keni disa nga emrat më të mëdhenj:

Pablo Prigioni

Usain Bolt

Alvaro Arbeloa

Andrew Talansky

Catalina Ponor

Michu

David Lee

Philipp Lahm

Wladimir Klitschko

Ze Roberto

Ronaldinho

Miguel Cotto

Esteban Cambiasso

Francesco Totti

Frank Lampard

Kaka

Andrea Pirlo

Felipe Massa

Radek Stepanek

Xabi Alonso

Ky klub i madh Anglez ka ofruar 35 milion euro për Andre Gomesin, Barcelona nuk pranon. Dëshiron kaq para..

Merkatoja dimërore nesër dhe zyrtarisht pritet të hapet në gati të gjitha kampionatet më të forta.

Klubet e mëdha evropiane pritet të hidhen në sulm për lojtarë të ndryshëm.

Teksa së fundmi, tuttomercato zbulon se Manchester United ka ofruar 35 milion euro për Andre Gomes por se Barcelona nuk ka pranuar, transmeton Barça Shqip.

Klubi Katalanas dëshiron 50 milion euro për portugezin.

 

Ja kur Barça do i bëjë propozim zyrtar Liverpoolit për Coutinhon, dhe brenda sa ditëve Katalanasit shpresojnë t’a mbyllin marrëveshjen.

Merkatoja dimërore nesër dhe zyrtarisht pritet të hapet në gati të gjitha kampionatet më të forta

Një çështje shumë e përfolur gjatë kësaj merkato dimërore pritet të jetë Coutinho – Barcelona., transmeton Barça Shqip.

Së fundmi, gazetari Marcelo Bechler ka zbuluar se Barcelona pritet t’i bëjë nesër propozimin zyrtar Liverpoolit për Brazilianin.

Teksa sipas gazetarit në fjalë, klubi Katalanas shpreson t’a mbyll marrëveshjen për 3 ditë. /BarçaShqip/

 

 

Sulmuesi i Barcelonës: Në të ardhmën do doja të rikthehesha te ky klub.

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alacer ka dhënë një intervistë për Las Provincias.

Ai ka disa fjal të mëdha për bashklojtarin e tij, Uruguajanin, Luis Suarez: “Luis Suárez është një person i madh dhe edhe pse luajmë në të njëjtin pozicion, ai gjithmonë më ka dhënë inkurajim të madh”.

Fjalët e mira nuk munguan edhe për Leo Messin.

“Messi, ai gjithmonë jep gjithçkga nga vetja, është i inatosur kur nuk fiton, kur gjërat nuk shkojnë mirë, ai gjithmonë jep njëqind për qind dhe ai është një shembull për çdo lojtar”. – theksoi Alacer.

Së fundmi tregoi se do dëshironte në të ardhmën një rikthim tek Valencia.

“Do doja një rikthim tek Valencia. Atje kam kujtime shumë të mira.”

Bayern Munich do mposht Barcelonën për super-talentin

Barcelona është e vendosur të humbasë ndaj Bayern Munichut në ndjekje të premtuesit të Schalke Leon Goretzka, sipas Marca.

Së bashku me shokun e Schalke, Max Meyer, mesfushori ishte lidhur me Camp Nou si pjesë e një rinovimi afatgjatë.

Arsenali dhe Liverpool gjithashtu thuhet se janë të interesuar për Goretzka, kontrata e të cilës është në fund të sezonit aktual.

Gazeta, megjithatë, siguron që i riu tashmë ka rënë dakord të lëvizë në Bundesligë për në Allianz Arena, duke frustruar shpresat e Blaugranës.

Ekskluzive: Publikohen golat më të bukur të 2017-s. – [VIDEO]

2017-ta ishte vit i golave të jashtëzakonshëm në futboll.

Guardian ka publikuar golat më të bukur të realizuar gjatë vitit 2017, dhe secili është më spektakolar se tjetri.

Nga goli ‘akrep’ i Olivier Giroud deri te supergoli i Mario Mandzukic në finalen e Ligës së Kampionëve, më poshtë keni golat më të bukur të shënuar në vitin 2017.

Olivier Giroud, Arsenal – Crystal Palace, 1 janar

Thomas Lemar, Monaco – Marseille, 15 janar

Leo Messi – FC Barcelona

Andy Carroll, West Ham – Crystal Palace, 17 janar

Dennis Kempe, Karlsruher – Bielefeld, 29 janar

Fernando Torres, Atlético Madrid – Celta Vigo, 12 shkurt

Jordi Mboula, Barcelona U19 – Borussia Dortmund U19, 22 shkurt

Memphis Depay, Lyon – Toulouse, 12 mars

Emre Can, Watford – Liverpool, 1 maj

Mario Mandzukic, Juventus – Real Madrid, 3 qershor

Sören Eismann, SV Meppen – Carl Zeiss Jena, 17 shtator

 

Alberto Brignoli, Benevento – Milan, 3 dhjetor

Abdullah Balikuv, Bucaspor – Sivasspor, 17 dhjetor