EKSKLUZIVE: Lajmi i fundit në lidhje me Coutinhon nga Paul Joyce (gazetar i besueshëm).

Çështja Coutinho – Barcelona po shkon edhe më gjatë.

Por tani më në fund një lajm më real ka ardhur nga një gazetar i besueshëm.

Bëhet fjal për Paul Joyce.

Sipas tij Braziliani ndjen se ka luajtur ndeshjen e fundit me Liverpoolin kundër Leicesterit.

Dhe se do të marrë një ofertë 150 milion euro nga Barcelona, sigurisht nëse klubi i tij aktual do të lejojë largimin e tij këtë muaj, raporton Joyce nga The Times.

 



EKSKLUZIVE: FC Barcelona jep lajmin e madh. – [FOTO]

Klubi katalunas nepermjet nje njoftimi ne uebsajtin zyrtare ‘www.fcbarcelona.com’ ka njoftuar se ansori Ousmane Dembele e ka marre driten e gjelbert nga stafi mjekesor dhe eshte i gatshem te luaj.

Ndeshja e ardhshme e Barcelones eshte kunder Celta Vigos ne Kupe te Mbretit dhe sic shkruajn gazetat spanjolle ai do te ftohet ne kete ndeshje por nuk do te luaj si startues, ndersa ne ndeshjen tjeter kunder Levantes ne La Liga 105 milionshi do te luaj nga minuta e pare.

Messi: Ja çfarë më mungon për të qenë futbollisti perfekt…

Lionel Messi, mund të konsiderohet që tani si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, megjithatë ai pranon se ka ende për t’u përmirësuar, sidomos në ekzekutimin e penalltive. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili në këtë sezon ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje zyrtare, pohon se ende nuk është “futbollist perfekt”. Kapiteni i Argjentinës do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi, por është i mendimit se ka ende punë për të bërë nga pika e bardhë e 11 metrave për të arritur atje ku ai synon.

Kjo mund të jetë një surprizë, por 30-vjeçari ka shënuar 78% të penalltive që ka ekzekutuar, ndërsa Cristiano Ronaldo ka shënuar në 83% të rasteve

“Për të qenë perfekt në duhet të përmirësoj disa aspekte të lojës time, – tha Messi. – Cilën pjesë? Penalltitë, më duhet të stërvitem më shumë në këtë aspekt.” Messi ka fituar katër herë Champions League, tetë herë titullin në La Liga dhe pesë herë Kupën e Mbretit, por sipas tij këto suksese krahasohet me atë të të qenit baba. “Kam një jetë normale në familje. Padyshim që ndonjëherë do të doja të dilja me familjen për shëtitje, pa u ndalur nga tifozët në rrugë. Vetëm kjo më mungon. Për mua është një nga gjërat më të bukura që mund të ndodhte ardhja në jetë e fëmijëve të mi.”

Philippe Coutinho nuk dëshiron të luaj më në Liverpool, nesër dita deçisive

Philippe Coutinho nuk do të vendosë më këmishën me numër 10 të Liverpool-it.

Futbollisti brazilian dhe njerëzit e tij më të afërt janë të bindur se transferimi i tij në Barcelonë do të bëhet në ditët në vazhdim dhe ata nuk dëshirojnë të rrezikojnë këtë operacion me vlerë 150 milionë euro, duke iu shmangur ndonjë lëndimi.

Gazeta SPORT mëson se skuadra nga Anfield është plotësisht e vetëdijshme për situatën dhe Jurgen Klopp tashmë është duke përgaditur ndeshjet e ardhshme pa pjesmarrjen e Coutinhos.

Coutinho poashtu pritet të mungoj edhe në derbin ndaj Everton që zhvillohet në kuadër të FA Cup.

SPORT poashtu raporton se nesër do të ketë një samit në Londër që pritet të jetë një takim përfundimtar për të ardhmen e yllit brazilian.

Trajneri i ri i Sevillës, Montella kërkon dy yjet e Barcelonës.

Vincenzo Montella ditë më parë mori drejtimin e Sevillas dhe tashmë ka filluar të mendojë për transferimet e para.

Trajneri italian, Vincenzo Montella ka kërkuar transferimin e dyshes së Barcelonës, Gerard Deulofeu dhe Aleix Vidal.

Këto janë dy dëshirat kryesore të italianit, pasi beson se do të ndihmonin skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.

Montella kishte punuar me Deulofeun në Milan në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa Vidalin e kërkonte sa ishte në Milan.

Për të dy këta futbollistë po interesohet edhe skuadra italiane, Napoli.

Top 100 lojtarët më të mirë të vitit 2017

Iku edhe një tjetër vit në botën e futbollit me shumë gola, asistime, tituj, ngjarje e momente të paharrueshme.

Por, normalisht që gjithmonë mes tifozëve pikë debati është kush ishte lojtari më i miri i vitit.

Këtë herë MARCA ka përpiluar një listë me 100 lojtarët më të mirë të vitit 2017.

Më i miri është Lionel Messi, ndërsa më poshtë keni renditjen e plotë:

Nga 1 deri 10:

Nga 11 deri 20:

Nga 21 deri 30:

Nga 31 deri 40:

Nga 41 deri 50:

Nga 51 deri 60:

Nga 61 deri 70:

Nga 71 deri 80:

Nga 81 deri 90:

Nga 91 deri 100:

Trajnerët që kishin karrierë të jashtëzakonshme edhe si futbollist – Nga Guardiola te Conte, këta janë më të mirët që drejtuan në Ligën Premier (Foto)

Pep Guardiola dhe Ronald Koeman, para disa muajsh zhvillonin ndeshjen mes tyre me skuadrat që drejtonin Manchester Cityn dhe Evertonin.

Koeman më nuk është trajner te Everton, por së bashku me Guardiolan kanë qenë pjesë e Barcelonës, kur e fituan Ligën e Parë të Kampionëve në vitin 1992.

Guardiola është i fundit që i është bashkuar trajnerëve të njohur që kanë qenë futbollist po aq të njohur e që drejtojnë në Ligën Premier.

SunSport ka zgjedhur disa nga më të mirët.

Antonio Conte: Chelsea  

Antonio Conte ka luajtur te Juventus dhe ka qenë kapiten kur e kanë fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1996.

Ai ka luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në vitin 1996 ka qenë startues.

Conte ka fituar pesë tituj të Serie A.

Kenny Dalglish: Blackburn 1991-95, Newcastle 1997-98, Liverpool 2011-12

Ai është i vetmi që e ka fituar Ligën Premier si lojtarë dhe si trajner.

Dalglish ka fituar katër trofe me Celtic dhe gjashtë me Liverpool.

Ai e ka ndihmuar Liverpoolin po ashtu edhe në fitimin e tre Kupave Evropiane, madje duke e shënuar edhe golin në vitin 1978.

Pep Guardiola: Manchester City 2016

Katalunasi ka qenë një nga lojtarët kryesor të Barcelonës kur fituan titullin dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1992.

Guardiola ka luajtur si mesfushor defenziv. Ai ka fituar gjashtë tituj të La Ligas si lojtar.

Ruud Gullit: Chelsea 1996-98, Newcastle 1998-99

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1987m ka qenë një lojtarë shumë i njohur në vitet e 80-ta.

Ai e ka ndihmuar Holandën që ta fitojë trofeun e vetëm madhor që e kanë.

Dy tituj të kampioni në Holandë, tre tituj në Serie A, dy Liga të Kmapionëv, pata se të kalonte në Angli te Chelsea, ku ishte lojtar dhe menaxher.

Ai e ka drejtuar edhe Newcastle si trajner madhe djre finales së FA Cup.

Glenn Hoddle: Chelsea 1993-96, Southampton 2000-01, Tottenham 2001-03

Një nga lojtarët më teknik që ka prodhuar futbolli anglez.

Hoddle pa problem do të luante në cilindo ekip që drejtohet nga Guardiola.

Ai e fitoi UEFA Kupën dhe FA Kupën me Tottenhamin si trajner. Edhe një kampionat me Monacon në Francë.

Mark Hughes: Blackburn 2004-08, Manchester City 2008-09, Fulham 2010-11, QPR 2012, Stoke 2013

Mark Hughes si futbollist ka luajtur për klube si Barcelona,  Bayern Munich dhe Manchester United.

Kur ai ishte Barcelona, kali si huazim te Bayern Munich, vetëm për të treguar sa lojtar i mirë ishte.

Hughes ka shënuar mbi 100 gola me United, pastaj ka shënuar edhe me Chelsean, Southamptonin, Evertonin dhe Blackburnin.

Ai si trajner ka drejtuar klube si Manchester City, ndërsa tani është te Stoke City.

Roy Keane: Sunderland 2006-08

Marshalli i Manchester United’ në kohën e Sir Alex Ferguson.

Irlandezi ka fituar shumë tituj si lojtarë.

Ai e ka provuar edhe si menaxher me Sunderland për dy sezone.

Kevin Keegan: Newcastle 1992-97 dhe 2008. Manchester City 2001-05

Dy herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe futbollist ndër më të mirët e viteve të 70-ta.

Ai ka fituar trofe me Liverpoolin dhe Hamburgun.

Keegan a drejtuar Newcastlen dhe Cityn.

Ronald Koeman: Southampton 2014-2016, Everton 2016-2017

Holandezi është nga futbollistët më të njohur që kanë qenë edhe trajner në Ligën Premier.

Koeman fillimisht ka drejtuar Southampton pastaj edhe Evertonin.

Michael Laudrup: Swansea 2012-14

Danezi është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai si futbollist ka luajtur për Lazion, Juventusin, Barcelonën, Real Madridin dhe Ajaxin.

Ai ka drejtuar Swansea për dy vite.

Roberto Mancini: Manchester City 2009-13

Roberto Mancini ka qenë një lojtarë i jashtëzakonshëm kur me Sampdorian në vitin 1992 shkoi në finale.

Mancini karrierën për ata që nuk e dinë e ka mbyllur te Leicester.

Ai ka drejtuar skuadra si Fiorentina, Lazio dhe Inter. Me Cityn ka qenë për katër vite.  /Telegrafi/

Planet dhe objektivat e Barcelonës për vitin 2018

Barcelona është rikthyer në stërvitje të plota pas festave të fundvitit dhe për kontigjentin nga Amerika e Jugut kjo është hera e parë që nga fueli me Realin e Madridit.

Por, çfarë pritet të ndodhë tek skuadra nga Camp Nou gjatë vitit 2018?

Hapi i parë do të jetë blerja e një mesfushori defanziv pasi Javier Mascherano ka marrëveshje me skuadrën kineze Fortune Hebei dhe emri më i afërt është Yerry Mina.

Pastaj gjiganti katalanas do të vazhdoj negociatat me Liverpollin për Philippe Coutinhon edhe pse ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Oferta e duhur është rreth 150 milionë euro.

Bordi do të duhet gjithashtu të punojë në ripërtëritjen e kontratave të Sergi Roberto dhe Gerard Pique si dhe përmirësimin e marrëveshjes që Umtiti ka në mënyrë që të shmang klubet që janë në kërkim të tij.

Presidenti Josep Maria Bartomeu duhet gjithashtu të shqyrtojë nëse do të rinovojë me drejtorin sportiv Roberto Fernandez dhe gjithashtu të shikojë mënyrat për të përmirësuar audiencën në Camp Nou.