Nuk është shaka – Antoine Griezmann tek Barcelona në verë!

Pas eliminimit nga Juventus dhe pas humbjes së mbrëmshme të Atleticos nga Athletic Bilbao, filluan që të shfaqen prapaskena të Antoine Griezmannit i cili duket se është penduar për atë ‘JO’ që i kishte thënë klubit blaugrana në verë.

Gjithçka filloi me raportimin e “l’equipe”, ndërsa mëngjesi i sotëm filloi edhe me konfirmimin e gazetave spanjolle se gjithë këto ‘zëra’ që po shfaqen nuk janë rastësi por janë burim i një të vërtete e cila tani do mbahet e fshehtë.

‘Negociatat janë serioze. Antoine Griezmann do transferohet tek Barça për 120 milionë € në verë’ – shkruante në artikujt e burimeve të Barcelonës në mëngjesin e sotëm, kështu duke u rritur shpresat për një transferim të mundshëm të francezit tek klubi blaugrana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *