Neymar: ‘Unë dua trofeun e Champions Leagues, te Barça e arrita’

Teksa sot po shkonte në qendrën stërvitore të PSG-së, Neymar shtoi edhe më shumë thashethemet mbi një largim të mundshëm nga PSG duke aluduar për një rikthim te Barcelona.

Eliminimi i PSG-së nga Champions League ka zhgënjyer brazilianin, ëndrra dhe qëllimi i të cilit mbetet ky trofe për t’u arritur që më pas të mund të arrijë edhe deri te Topi i Artë.

Mirëpo i pyetur rreth kësaj nga gazetarët, me përgjigjën e tij ai la të kuptohet se gjithçka mund të ndodh në merkaton e ardhshme verore.

“Natyrisht se të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky eliminim. United luajti më mirë dhe e meritoi. Unë e dua trofeun e Champions Leagues, te Barça e arrita, por do doja t’a fitoja përsëri,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *