Neymar: ‘Messi më thotë mua që të kthehem!’

Zërat se Neymar do të rikthehet tek Barcelona si duket nuk kanë qenë vetëm për ‘klikime’, por që të njejtat i ka konfirmuar edhe Neymar në një intervistë të bërë së fundmi.

Braziliani tha se shkruan vazhdimisht me ish-shokët e tij, ndërsa Messi i thotë shpesh për rikthimin e tij të mundshëm tek Barça:

‘Messi dhe unë bëjmë shaka ende. Ai më mungon, poashtu edhe Luis Suarez. Do i mbaj mend përgjithmonë, pasi ata janë në zemrën time. Ata kanë bërë shumë gjëra për mua… ishin shokët e mi!’

‘Kam një ndjenjë speciale për ta. Ndonjëherë, Messi më shkruan për rikthimin tim të mundshëm tek Barça. Kur unë i shoh ato mesazhe, më duhet të marr frymë thellë dhe t’i them se ishte mirë për aq sa zgjati, por sot në Paris kam sfida të reja’ – u shpreh Neymar në mes lotëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *