Neymar jep parashikim interesant për ndeshjen e Barçës

Neymar ka komentuar dhe ka parashikuar ndeshjen e sontme mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit, ndeshje e vlefshme që luhet me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të çerek finaleve të Champions Leagues.

Neymar i kontaktuar nga e përditshmja franceze, L’Equipe, padyshim se nuk vihet në shprehje se ai përkrah ish-skuadrën e tij, por ka komentuar skenarët e mundshëm që mund të ndodhin sonte në Camp Nou.

“Unë përkrahi dhe besoj se Barça kualifikohet. Nëse Barça shënon, Unitedi nuk ka më shpresa për të vazhduar më tutje. Por në rast se United shënon fillimisht, besoj se ndeshja shkon në shtesë dhe më pas Barça fiton,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *