Nëse fiton sonte, Barcelona e kalon Real Madridin në këtë aspekt!

Barcelona dhe Real Madridi sonte do të përballen për herën e 242 në historinë e tyre, kështu duke e vazhduar traditën e El Clasicos, e cila gjithmonë na ka dhuruar spektakël dhe emocion.

Në tërë këto ndeshje, të dyja ekipet kanë nga 95 fitore, ndërsa 51 të tjera janë ndarë me barazim. Ajo në të cilën është i përqendruar ky artikull është në fitoren eventuale të klubit blaugrana…

Nëse Barça sonte arrin të fitojë në Bernabeu, ata do arrijnë në shifrën e 96 fitoreve, kështu duke e kaluar klubin madrilen në aspektin e fitoreve për herë të parë që nga viti 1932.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *